19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Tahiri i kënaqur me paraqitjen “ngadalë, por sigurt”

Pjesëmarrja e skitarit të vetëm të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, Albin Tahiri, ka përfunduar të enjten.

Garën e pestë e të fundit, që ishte në disiplinën e sllallomit, ai e përfundoi në pozitën e 39-të prej 43 skitarëve sa arritën në cak, shkruan sot Koha Ditore.

Dy lëshimet, Tahiri i përfundoi me kohë prej 2 minuta, 2 sekonda e 93 të qindtat, plot 19 sekonda e 62 të qindtat larg fituesit të garës, që doli suedezi Andre Myhrer.

Tri pozita më lart se Tahiri përfundoi skitari i Shqipërisë, Erjon Tola me kohë prej 1 minutë, 57 sekonda e 6 të qindtat.

Megjithatë këtë rezultat, ndër më të dobëtit në garë, Tahiri thotë se ka tejkaluar parashikimet. Njëjtë thotë edhe për garën e parafundit, në sllallom të madh ku doli i 56-ti prej 75 garuesve sa mbyllën garën. (

Më Shumë

Osmani nis fushatën, zyrtarizon Fahrije Hotin si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Fahrije Hoti do t’i bashkohet rrugëtimit politik dhe do të jetë kandidate për deputete...

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Lajmet e Fundit