18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Puthja që zyrtarizon lidhjen mes Justin dhe Selenës

Moment pozitiv për Justin Bieber dhe Selena Gomez në “misterin” e tyre sentimental, i cili vazhdon tashmë prej dy vjetësh. Çifti i njohur i “showbizz”-it ka zbarkuar në Xhamajkë për të marrë pjesë në dasmën e babait të Justin-it, Jeremy dhe aty janë fotografuar duke u puthur, gjë që shuan dyshimet mbi qëllimet e këngëtarëve.

Çifti, i cili është i lidhur prej 5 vjetësh, ka pasur ulje-ngritjet e tij dhe tani qarkullojnë zërat për një propozim martese të Bieber-it për Selenën.

Ndonëse bëhet fjalë vetëm për zëra, ajo që duket e sigurt është se pjesëmarrja e këngëtares në dasmën e Jeremy Bieber, mund të konsiderohet një zyrtarizim i vërtetë i marrëdhënies mes të dyve, me hyrjen e bukuroshes në familjen e Justin, i cili e ka pritur krahëhapur. Tani duhet pritur vetëm evolucioni i kësaj “love story” aq shumë të paragjykuar. A do të jetë radha e duhur?

Më Shumë

Zyrtare: Kosova voton më 7 qershor

U.D presidentja, Albulena Haxhiu, ka caktuar 7 qershorin si datë të zgjedhjeve. “Pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës...

Haxhiu bëri homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh të Suharekës: Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh, tha se ajo çfarë ka ndodhur para...

Lajmet e Fundit