5.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Malishevë: Zhbllokohet rruga nga bora në një lagje në fshatin Bardh

Të gjitha rrugët kryesore në fshatrat e Komunës së Malishevës janë të hapura nga bora, por në viset malore, përkatësisht në fshatrat që shtrihen përgjatë Maleve të Berishës, ka pasur vështirësi në qarkullim, pasi erërat e kanë zhvendosur borën në disa vende, duke krijuar trashësi të borës deri në tri metra, si në Berishë e në Bardh. Pas shumë përpjekjeve, në fshatin Bardh, është liruar rruga për lagjet e Berishëve dhe Goden.

Të gjitha fshatrat që shtrihen në Malet e Berishës, si Tërpezë, Fshat i Ri, Berishë, Lladrovc, Senik e Bardh, sot janë vizituar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili së bashku me ekipet komunale, kanë inspektuar punën e kompanisë së kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve, si dhe u janë përgjigjur thirrjeve të banorëve të këtyre fshatrave, në vendet ku ka pasur nevojë të intervenohet për largimin e borës.

Në Berishë, trashësia e borës në disa vende arrinte lartësinë rreth tre metra, sidomos në rrugën që lidhet me fshatin Kleçkë, ku është bërë hapja e rrugës, ndërsa edhe në fshatin Bardh, sidomos në lagjen e Berishëve, është hapur rruga deri në brendi të lagjes, pasi nga mbrëmë ka qenë e bllokuar nga bora.

“Ne do të jemi në shërbim të banorëve 24 orë në ditë dhe do ti përgjigjemi të gjitha kërkesave të banorëve, për hapjen e rrugëve”, tha nënkryetari Berisha, gjatë hapjes së rrugëve në këto fshatra.

Më Shumë

Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme priten ndryshime të motit. Në njoftim thuhet se nga dita e martë...

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden marihuanë, kokainë dhe një thikë

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 17 mars 2026,...

Lajmet e Fundit