4.1 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Raiola: Balotelli vlen 100 milionë euro

Mino Raiola, agjent i Mario Balotellit, ka thënë se klienti i tij në tregon e transferimit të futbollistëve vlen 100 milionë euro.

Ai ka bërë të ditur se Balotelli mund të rikthehet në Serie A ndërsa ka folur me disa top klube të Serisë A, transmeton Koha.net.

Balotelli, që aktualisht mbron ngjyrat e Nice në Francë, ka shënuar këtë edicion 13 gola në ligë, kurse kontrata me klubin francez i skadon më 30 qershor.

“Mario është i gatshëm të rikthehet, ai është pjekur dhe është një nga top 10 sulmuesit më të mirë në botë. Në Itali ai është numër një. Ai vlen 100 milionë euro, por në verë është transfero i lirë kështu që është shumë e volitshme. Jam në bisedime me shumë klube në Angli e Itali. Kam biseduar me Juventusin, Romën, Napolin e Interin. Kurse me Milanin jo, pasi aty është drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli dhe nuk mund të flas me të, nuk jam në nivelin e tij”, ka deklaruar Raiola.

Më Shumë

Nait Hasani kërkoi nga Apeli dënimin e Gavrilo Milosavleviqit dhe gardianëve të tjerë

Në Gjykatën e Apelit sot  pu shqyrtua ankesa e Prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin i akuzuari për krime...

Bashkimi fiton bindshëm ndaj United-it

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 56:83 ndaj United Basketball. Pas një fillimi të balancuar, Bashkimi arriti të marrë kontrollin e lojës dhe të krijojë...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit