18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

101 aksidente brenda javës

Temperaturat e ulëta që mbretëruan në vendin tonë dhe reshjet e vazhdueshme të borës gjatë kësaj jave nuk kanë ndikuar në rritjen e aksidenteve në komunikacion.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovë, Daut Hoxha i cili ka bërë të ditur se që nga dita e hënë e deri dje janë regjistruar gjithsej 101 aksidente në gjithë territorin e Kosovës.

Sipas Hoxhës edhe pse ka pasur të reshura të vazhdueshme të borës, numri i aksidenteve rrugore ka shënuar rënie.

Ai po ashtu bëri të ditur se në të gjitha aksidentet janë shënuar vetëm dëme materiale dhe lëndime trupore.

Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.

Argjend Zejnaj, shef i kabinetit të Ministrisë së Infrastrukturës ka deklaruar se të gjitha rrugët që janë në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës janë të kalueshme.

Zejnaj po ashtu bëri të ditur se Ministria e Infrastrukturës u ka ofruar bashkëpunim të gjitha komunave të Kosovës për hapjen e rrugëve.

Referuar statistikave të Policisë së Kosovës në muajin janarit të këtij viti gjithsej janë regjistruar 1278, ku si pasojë kanë humbur jetën 6 persona, kurse janë shqiptuar gjithsej 30397 tiketa.

Më Shumë

Zhvilloi provën e parë në Eurovision, Alis: Emocione trefish më të forta, ëndërr që po bëhet realitet

Alis Kallaci, fituesi i Festivalit të 64 të RTSH me këngën “Nan” ka ndarë emocionet dhe përjetimet nga prova e parë gjenerale në skenën...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast, shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lajmin u konfirmua nga...

Lajmet e Fundit