8.5 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Ronaldo synon një tjetër triumf në Paris

Parc des Princes mirëpret Mbretërit e Europës të martën mbrëma, të cilët synojnë që të kalojnë në çerekfinale të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Të Bardhët kanë treguar formë të shkëlqyeshme në këtë garë vazhdimisht, përgjatë historisë dhe veçanërisht në dy edicionet e fundit radhazi, në të cilat triumfuan.

Peshën për skuadrën spanjolle e shton Cristiano Ronaldo që është mbret i kësaj gare dhe këtë edicion ka shënuar në shtatë ndeshjet e luajtura, duke tundur 11 herë rrjetën kundërshtare; dy të

fundit portugezi i shënoi në fitoren 3-1 në Santiago Bernabeu.

Hera e fundit kur Real nuk ka shënuar gol në Ligën e Kampionëve është gjysmëfinalja e edicionit 2015/16 ndaj Manchester City, kur Ronaldo nuk luante për shkak të një lëndimi.

Për më shumë, Parisi është qyteti që i ka dhënë gëzime të mëdha asit Portugez, meqë aty fitoi Europianin me Portugalinë dy vjet më parë, ndërsa Topin e Artë e mori në Kullën e Ajfelit.

Real përballë do ta ketë një Paris të dëmtuar shumë nga mungesa e Neymar dhe në mungesë të balancit për shkak të humbjes së papritur në ndeshjen e parë, në Madrid.

Më Shumë

Peja 03 finaliste në Ligën Unike për femra

Peja 03 është finalistja e parë e Ligës Unike e basketbollit për femra për edicionin 2026, pasi në gjysmëfinale mposhti Tiranën me rezultat 86:78,...

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Lajmet e Fundit