2.4 C
Prizren
E enjte, 29 Janar, 2026

Prizren: Ose 11 mijë euro, ose do të publikoj fotografi komprometuese!

Më 15 nëntor 2017, viktima femër nga Gryka e Lumëbardhit, përmes adresës elektronike, ka raportuar një rast në polici, i cili përmbante elemente të shantazhit, ngacmimit dhe kanosjes përmes letrave të shkruara me dorë e herë me kompjuter, në gjuhën boshnjake, të dërguara me postë e më pas me SMS-ve edhe përmes numrit të telefonit të një personi të panjohur.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë në Prizren, i dyshuari kërkonte nga viktima 11. 000 euro, në të kundërtën kërcënonte se do t’i bënte publike disa materiale që do ta komprometonin viktimën. Pas një pune të gjatë hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit, gjykatën themelore dhe operatorët telefonikë, hetuesit policorë kishin arritur që t’i binin në fije krejt këtij lëmshi, i cili ishte nisur nga një i dyshuar i moshës së vjetër dhe që rezultoi se ishte në lidhje krushqie me viktimën. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Ndërkaq, kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë Prokurorisë së Shtetit për procedura të më tejme.

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministria e Financave ka bërë të ditur se pagesat në vlerë prej 100 eurove për studentët janë realizuar plotësisht, duke u ekzekutuar në disa...

Prizren: Mbi 100 komisionerë ‘dallavergji’ në Polici, disa mbrohen në heshtje

Aksioni i gjerë i Policisë dhe Prokurorisë për kapjen e të dyshuarve për dallavere me vota në Prizren rezultoi me mbi 100 të arrestuar,...

Lajmet e Fundit