9.1 C
Prizren
E martë, 27 Janar, 2026

Shani Maloku i vrarë në Malishevë ishte “ma i miri djalë i FSK-së”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar me keqardhje lajmin për humbjen e pjesëtarit të tyre Shani Tafil Maloku i cili u vra mëngjesin e sotëm në Malishevë.

Zëdhënësi i FSK-së Ibrahim Shala ka thënë për Gazetën Blic se Maloku ishte një djalë i respektuar dhe i dashur nga të gjithë.Ai ka thënë Shala nuk ka pasur asnjëherë probleme me askë në FSK dhe është lëvduar vazhdimisht për punën që ka bërë.

“Ai nuk ka pasur kurrë probleme, ka qenë i dashtun i respektuar dhe i lëvduar nga të gjithë për punën që ka bë, fatkeqësisht ai nuk është më me ne” ka thënë Shala.Ai ka konfirmuar se sikur edhe janë procedurat me ligj, FSK do të organizoj procedurat e varrimit për pjesëtarin e tyre, por se do presin fillimisht përfundimin e hetimeve për vrasjen e tij.“Priten hetimet, motivi i vrasjes dhe të gjitha procedurat. Kuptohet të gjitha procedurat e varrimit që i takojnë me ligj FSK-së, ne do i kryejmë, mirëpo ne po presim hetimet” ka thënë Shala.Shani Tafil Maloku ka qenë i lindur në vitin 1973 në fshatin Plloçicë e Malishevës.Në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Maloku ka qenë duke shërbyer në kazermën e FSK-së në Regjimentin e Mbrojtjes Civile, Njësia MKAB (Njësia për Mbrojtjes Kimike Atomike Biologjike)

Më Shumë

Të prangosur, sillen në gjykatë të dyshuarit për “vjedhje votash” (VIDEO)

Në objektin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka nisur hyrja e të dyshuarve për manipulim të vullnetit qytetar të shprehur me votë. Ata janë sjellë...

Familjarët e të ndaluarve në Prizren u ankuan në KMDLNJ për shkelje të të drejtave

Pa ushqim e pa ujë thonë se mbetën për disa orë, të ndaluarit për dallavere me vota në komunën e Prizrenit. Madje në korridorin...

Lajmet e Fundit