Spiuni rus, gjurmë të helmit gjenden në restorantin ku hëngrën babë e bijë

Gjurmë të lëndës kimike të përdorur kundër ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia janë zbuluar në restorantin ku ata hëngrën darkë të dielën, njoftoi BBC të dielën.

Substanca u gjet në Zizzi në Salisbury gjatë një hetimi në vazhdimësi. (Zizzi janë një zinxhir restorantesh italiane të shpërndara në të gjithë Britaninë e Madhe.)

Babë e bijë u gjetën dy orë pasi mbaruandarkën të shembur në një stol të parkut. Ata që të dy janë të sëmurë rëndë.

Asnjë njeri tjetër që ishte në restorant në atë kohë mendohet që nuk është prekur, nuk është në rrezik. Nuk ka ende ndonjë mendim se dikush që po hante në atë kohë në restorant ka pasur të bëjë me substancën helmuese.

Restoranti aktualisht është rrethuarndërkohë që po vazhdon hetimi në brendësi.
Zizzi është një nga pesë vendet në qytetin e vogël Ëiltshire të Salisbyru që është në qëndër të hetimit.

Po hetohen gjithashtu edhe stolat ku u gjetën ata të dy, shtëpia e Skripal, një lokal nate si dhe varrezat ku janë varrosur gruaja dhe djali i Skripal.

Ushtria është duke e ndihmuar policinë në këtë hetim.

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit