14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Përkujtohet 19 -vjetori i betejës së lavdishme të Jeshkovës

Të dielën është shënuar përvjetori i 19-të i njërës nga betejat më të lavdishme të UÇK-së në komunën e Prizrenit,asaj të Jeshkovës. Aktivitetet në përkujtim të të rënëve , kanë filluar me homazhe në Landovicë ku moren pjesë familjarë të dëshmorëve,veteranë e invalidë të luftës, qytetarë e përfaqësues të institucioneve te ndryshme. Më pas janë vendosur buqeta lulesh në Lapidarin e dëshmorëve, Hajdar Shala dhe Musli Gashi në Atmaxhë, ndërsa në Jeshkovë është vizituar Lapidari i të rënëve dhe varrezat e dëshmorëve.

Kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, tha se sot përkujtojmë heroizmin e djemve më të mirë të vendit të cilët u flijuan për Lirinë e Kosovës, ndërsa tha se për të kujtuar lavdinë e UÇK-së dhe krimet serbe, duhet që këtë vit të kryhen punimet në Muzeun Përkujtimor në Landovicë.

Nehat Basha, ish komandant i brigadës 125, pjesë e së cilws ishin edhe dëshmorët e rënë në Betejën e Jeshkovës, i kujton me krenari djemtë e njësisë elitare të UÇK-së, të cilët asnjëherë nuk kursyen asgjë nga vetja atëherë kur ishte më vështirë në beteja të ndryshme me armikun. Ish komandanti i UÇK-së dhe deputeti aktual, Zafir Berisha, tha se Beteja e Jeshkovës tregoi rezistencën dhe pathyeshmërinë e ushtrisë sonë çlirimtare që rezultoi me çlirimin e vendit.

Ndërkaq, Halimja, nëna e njërit ndër dëshmorët e rënë në këtë Betejë, Bashkim Suka, me krenari e kujton të birin e vet, i cili me bashkëluftëtarë të shumtë u flijuan për Lirinë e Kosovës. Në Betejën e Jeshkovës së 11 marsit të vitit 1999 ranë në fushën e nderit 21 dëshmorë, 9 nga të cilët prehen së bashku me taborrin e luftëtarëve të nderit në Landovicë, kurse 11 të tjerë kanë vetëm emër ,por jo edhe një varrë ku mund tw iu bëhen nderimet e ditëve përkujtimore./tvprizreni.com/

Më Shumë

Hodaj i LDK-së propozon ngritjen e një monumenti në Prizren për të nderuar solidaritetin e Kukësit në vitin 1999

Anëtari i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Haziz Hodaj, ka iniciuar një nismë zyrtare për përkujtimin institucional të rolit historik të Kukësit gjatë...

Leonard Cula rikthehet në krye të KH Rahovecit

KH Rahoveci ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit Leonard Cula në krye të skuadrës, duke e konsideruar këtë lëvizje si hap të rëndësishëm drejt arritjes...

Delirium

Lajmet e Fundit