Haskuka : Luftëtarët e UÇK-së do të mbeten të paharruar

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka përkujtuar Betejën e Jeshkovës.

Ai, tha luftëtarët e UÇK-së duhet dhe do të mbeten të paharruar.

“Në ditën e sotme, më 11 mars të vitit 1999, fillon beteja e lavdishme e Jeshkovës”, shkruan Haskuka në Facebook.

“ Në luftën e pabarabartë, ku luftëtarët UÇK-së kishin përballë njërën prej pesë ushtrive më të mëdha në Evropë, ranë dëshmorë: Ymridin Çengaj , Alajdin Xhezairi, Bashkim Sukaj, Hajdar Shala, Feriz Susuri, Hamit Thaçi, Tahir Gashi, Hysen Rexhepi dhe Skender Latifi”.

“Sakrifica e tyre na solli lirinë, prandaj luftëtarët e UÇK-së duhet dhe do të mbeten të paharruar. Në Landovicë do të krijohet një muze kushtuar luftës së UÇK-së, ku njehërit do të dokumentoheshin krimet e ushtrisë së Serbisë në Kosovë”/PrizrePress.com/

Më Shumë

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit