Kjo është data kur nis muaji i shenjtë i Ramazanit

Muaji më i rëndësishëm për myslimanët, muaji i Ramazanit këtë vit do të fillojë ditën e mërkurë, më 16 maj, ashtu siç shkruhet në kalendarin mysliman, shkruan rtv21.tv.

Në muajin e Ramazanit besimtarët myslimanë janë të obliguar të agjërojnë 30 ditë pa ndërprerë, nga agimi në aksham, duke plotësuar një nga pesë shtyllat kyçe të fesë Islame.

Përveç ngrënies dhe pirjes, myslimanëve gjatë agjërimit u ndalohen edhe disa gjëra të tjera, që shpjegohen sipas fesë Islame.

Muaji i Ramazanit konsiderohet si muaj i mëshirës, solidaritetit, mirëqenies, ndihmesës etj.

Dita e parë e muajit të Ramazanit sivjet do të fillojë më 16 maj (e mërkurë), ndërsa do të përfundojë më 14 qershor (e enjte). /21Media

Previous article
Next article

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit