Vriten në Egjipt të paktën 16 xhihadistë

Gjashtëmbëdhjetë xhihadistë u vranë në vijim të një operacioni të gjerë në Egjipt kundër degës lokale të Shtetit Islamik (ISIS), kryesisht në Sinai, njoftoi ushtria egjiptiane.

Katër ekstremistë mjaft të rrezikshëm si dhe 12 të tjerë u eliminuan gjatë një shkëmbimi zjarri, sipas një deklarate të publikuar në faqen Facebook të zëdhënësit të forcave të armatosura, Tamer el-Refaï.

“Tre drejtues tekfiristë (ekstremistë) u arrestuan në zona të ndryshme malore në qendër të Sinait”, njoftoi ai.

“Ky është bilanci i operacioneve të kryera gjatë katër ditëve të fundit”, saktësoi deklarata

Më Shumë

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit