Ministria kërkon nga Haskuka respektim të barazisë gjinore në komitetet obliguese

Përbërja e Komitetit të Politikës dhe Financave e Kuvendit të Prizrenit është vlerësuar si e jashtëligjshme nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Niveli qendror këtë qëndrim e ka shprehur për shkak të mospërfaqësimit të duhur gjinor në këtë komitet obliguese komunal, përkatësisht për shkak të shkeljes së dispozitave të Ligjit të barazisë gjinore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë zyrtarët e nivelit lokal kanë pohuar se do ta rishqyrtojnë këtë vendim.

MAPL-ja përmes një shkrese të dërguar në adresë të kryetarit, Mytaher Haskuka dhe kryesuesit të KK-së, Artan Abrashi ka bërë të ditur se kishte pranuar në shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë vendimin e KK-së së Prizrenit për themelimin e KPF-së, të miratuar më 5 shkurt 2018.

“MAPL-ja pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të Komunës si më sipër vlerëson se akti i Komunës është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në shkresën e MAPL-së

Më Shumë

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Lajmet e Fundit