2.2 C
Prizren
E mërkurë, 21 Janar, 2026

May: Ka shumë gjasa që Rusia qëndron prapa sulmit ndaj ish-spiunit rus

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May ka thënë se të dhënat tregojnë se “ka shumë gjasa” që Rusia qëndron pas sulmit me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus dhe vajzës së tij, edhe pse Kremlini ka mohuar përfshirjen e Moskës në këtë incident.

May, gjatë fjalimit në Parlament, ka thënë se ose shteti rus ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë në helmimin e 66-vjeçarit, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në qytetin Salisbury, ose ka lejuar që agjenti nervor të bie në duart e të tjerëve, të cilët kanë kryer sulmin, raporton REL.

Nëse dëshmohet se Moska qëndron pas këtij helmimi, May ka thënë se Qeveria e saj do të konsiderojë këtë si “përdorim të paligjshëm të forcës” nga Rusia.

Ajo ka shtuar se ambasadori rus në Britani është ftuar në takim për të sqaruar se si agjenti nervor është përdorur ndaj ish-spiunit rus dhe i ka dhënë afat deri më 13 mars që të japë një përgjigje të besueshme.

Zyrtarët kanë thënë se ish-spiuni rus dhe e bija e tij janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në një spital në Salisbury, pasi i janë ekspozuar një agjenti nervor më 4 mars.

Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në këtë incident.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka folur vetëm disa orë para se May të mbante fjalim në Parlament. Ai ka thënë se zyrtarët në Britani duhet të zbulojnë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në Salisbury, përpara se të fajësojnë Rusinë për incidentin.

“Shkoni në fund gjërave dhe pas kësaj, ne mund të bisedojmë”, i ka thënë ai një gazetari të BBC-së, teksa i është përgjigjur një pyetjeje lidhur me sulmin ndaj ish-spiunit Skripal.

Më Shumë

Shkoi në tubim elektoral dhe nuk u kthye më: Zhdukja e mistershme e veteranit të UÇK-së, askush s’di gjë për fatin e tij

Ka më shumë së një vit, që familja Tejeci nga komuna e Prizrenit po e kërkojnë familjarin e tyre, Zylfi Tejecin, veteran i Ushtrisë...

Kanosi dhe sulmoi qytetarin, i dyshuari në Prizren kapet me pushkë dhe pistoletë

Një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte kanosur dhe sulmuar një tjetër qytetar, duke prezantuar gjatë incidentit një pistoletë. Rasti ka ndodhur në fshatin...

Lajmet e Fundit