Digjet një veturë në Prizren

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në rrugën “Tirana” në Prizren, si pasojë e të cilit ka ardhur deri te ndezja e veturës, por fatmirësisht nuk ka viktima.

Zëdhënësi i policisë për Prizren, Hazir Berisha, ka konfirmuar përmes telefonit për KosovaPress se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Tirana”. Vetura më pas është përfshirë nga flakët e zjarrit, por nuk ka viktima. Janë disa të lënduar, por ende nuk kemi të konfirmuar numrin e tyre të saktë”, ka thënë Berisha.

Më Shumë

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit