12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Angela Merkel zgjidhet kancelare për herë të katërt

Angela Merkel arrin mandatin e katërt. Të mërkurën Bundestagu votoi me 364 vota pro zgjedhjes së kancelares, Angela Merkel. Tani qeveria e re mund të filllojë nga puna.

Ishte një rrugë e gjatë kësaj here, por kancelarja Angela Merkel arriti të zgjidhet në mandatin e katërt nga Bundestagu, gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani. Të mërkurën ( 14.03), 364 deputetë nga 709 gjithsej i dhanë votën kancelares Merkel. Shumica e kërkuar ishte 355 vota. Në votimin e fshehtë, Merkel mori 35 vota më pak se 399 vendet e aleancës qeveritare mes CDU/CSU dhe Partisë Socialdemokrate, SPD: Rizgjedhja e Merkelit u bë e mundur pas koalicionit me socialdemokratët dhe votës Po të bazës së Partisë Socialdemokrate më 4 mars.

Tani qeveria e re mund të filllojë nga puna. Sfida më e madhe konsiderohet aktualisht përplasjet tregtare me SHBA, pas vendimit të Donald Trump për vendosjen e doganave ndaj çelikut dhe aluminit të importuar. Nga kjo preken ndër të tjera edhe firmat gjermane./DW

Më Shumë

Klea Gashi, MVP e finales në Kupën U18

Klea Gashi, me 26 pikë të shënuara, ishte liderja e KBF Bashkimit në fitoren e madhe në Kupën U18 Bashkimi është shpallur fituese e Kupës...

DKA-ja në Prizren dhe Fakulteti Filologjik drejt bashkëpunimit për zhvillim profesional në arsim

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prizren ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Fakultetit Filologjik dhe partnerë ndërkombëtarë, me fokus në forcimin e...

Lajmet e Fundit