Verratti afër rinovimit

Paris Saint-Germaini dhe mesfushori Marco Verratti kanë filluar bisedimet për nënshkrimin e një kontrate të re, raporton “Calciomercato.com”.

Reprezentuesi italian është kritikuar shumë nga tifozët e klubit francez së fundmi, por drejtuesit e klubit e shikojnë mesfushorin si pjesë kyçe të ekipit dhe janë të gatshëm që t’i ofrojnë një kontratë të re lojtarit, transmeton zeri.info

Menaxheri i Verrattit, Mino Raiola dhe presidenti i klubit parisien, Al Khelaifi tashmë janë takuar dhe kanë biseduar për rinovimin e mundshëm.

Juventusi ka qenë e interesuar për ish-mesfushorin e Pescaras prej kohësh, por klubi torinez është njoftuar se Verratti pritet të nënshkruajë një kontratë të re me Paris Saint-Germainin deri në vitin 2023, me një pagë prej 12 milionë eurosh në vit.

Më Shumë

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Lajmet e Fundit