10.6 C
Prizren
E martë, 18 Nëntor, 2025

Ministria e Kulturës në Prizren në objekte të huazuara për 15 vjet

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, të enjten, kanë miratuar propozimin e kryetarit Mytaher Haskuka për dhënien në shfrytëzim të dy ndërtesave në pronësi komunale me qëllim të bartjes së një pjese të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qytetin e vjetër.

Kësisoj me shumicë votash KK-ja e Prizrenit ka obliguar kryetarin Haskuka që të nënshkruajë me MKRS-së kontratën mbi shfrytëzimin e objekteve të ish-Rektoratit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” në qendër të qytetit, dhe të Internatit (Xhandarmërisë) në lagjen e “Terzinjve”.

Ndonëse Haskuka i kishte propozuar Kuvendit që kohëzgjatja e dhënies në shfrytëzim pa kompensim të këtyre ndërtesave të jetë 10 vjet, pas diskutimeve në seancën e rregullt të Kuvendit, anëtarët e këtij organi janë dakorduar që kjo periudhë të jetë 15 vjet me mundësi vazhdimi. Vendimi në fjalë është përshëndetur nga drejtuesit e MKRS-së, të cilët kanë bërë të ditur se tashmë është hapur rruga për jetësimin e premtimit për bartjen e MKRS-së në Prizren.

Zhvendosjen e Ministrisë së Kulturës, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ua kishte premtuar prizrenasve qysh në fushatën elektorale të qershorit të vitit të kaluar. Më pas atë e kishte shpalosur Kujtim Gashi, në ditën e dytë si ministër i Kulturës në shtator, e në fillim të tetorit e kishte miratuar edhe Qeveria e Kosovës/koha ditore/

Më Shumë

Sot në Suharekë varroset i riu që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit në Bresje

Sot varroset Mentor Zmajlaj, 30-vjeçari nga Suhareka i cili vdiq tragjikisht në një aksident në Bresje.   Sipas njoftimit të familjarëve të të ndjerit, varrimi do...

CNN raporton për arinjtë në fshatin e Dragashit

Media e njohur amerikane, CNN, edicioni në Greqi, ka raportuar për arinjtë e kafenjtë që endeshin rrugëve në mes të ditës në fshatin Belobrad...

Lajmet e Fundit