Prizren: Pozita kërkon kompromis nga opozita për barazinë gjinore

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit pas diskutimeve të shumta dhe paqartësive lidhur me rezultatin e votimit kanë miratuar vendimin për rishqyrtimin e aktit komunal të aprovuar në shkurt të këtij viti për emërimin e anëtarëve të Komitetit për Politikë e Financa.

Kryesuesi i Kuvendit, Artan Abrashi, në fillim të shqyrtimit të kësaj pike ka sqaruar se rishqyrtimi është kërkesë e MAPL-it për shkak se akti komunal i miratuar më parë nuk ka qenë në përputhje me dispozitat e Ligjit për barazi gjinore, shkruan sot Koha Ditore.

Me këtë rast ai ka kërkuar nga njëri prej subjekteve të përfaqësuara në KPF që një anëtar burrë ta zëvendësojnë me një anëtare grua, ashtu që vendimi të jetë në përputhje me Ligjin për barazi gjinore.

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit