Kina kundërshton ashpër planin amerikan për tarifa të reja

Kina ka kundërshtuar ashpër tarifat e reja të planifikuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), duke thënë se ato paraqesin “një shembull shumë të keq”, transmeton “BBC”.

Tarifat në vlerë të 60 miliardë dollarëve në produktet kineze janë bërë të ditura të enjten, si përgjigje ndaj supozimeve për vjedhje të pronës intelektuale nga Kina.

Kina ka thënë se masa të tilla nuk janë “në të mirë të interesit global” dhe i kanë bërë thirrje ShBA-së të mënjanojë dëmtimin e marrëdhënieve tregtare.

Ky konflikt ka rritur zërat për ndonjë luftë tregtare.

Sipas tarifave të reja është planifikuar që të kufizohen investimet kineze në ShBA.

Ministria kineze e Tregtisë, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për injorim të përpjekjeve për të rritur të drejtat e pronësisë intelektuale dhe për “shpërfillje të zërave të masave të gjera të industrisë”.

“Ky rast përbën unilaterizëm dhe proteksionizëm tregtar. Kina e kundërshton ashpër këtë gjë”, është thënë në deklaratë e ministrisë kineze.

Po ashtu është thënë se Kina, “nuk dëshiron luftë tregtare, mirëpo nuk është e frikësuar aspak nga një e tillë”.

Ndërkohë sot hyn në fuqi ligji amerikan për importet e çelikut dhe aluminit.

Presidenti amerikan Donald Trump pati thënë se tarifat e reja janë të nevojshme për të sfiduar tregtinë e “padrejtë”.

Kina që është eksportuesi i 11-të i çelikut në ShBA, ka thënë sot se është duke konsideruar masa për “të balancuar humbjet e shkaktuara në interesin e Kinës”. (Rel)

Më Shumë

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit