Si u zbuluan minjtë në Fabrikën e Mishit në Prizren?

Hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas marrjes së detyrave nga ana e kryeprokurorit të Prizrenit Admir Shala, për të të bastisur dy lokacione të dyshimta, fillimisht i ndajnë detyrat mes tyre dhe inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”, hetuesit dhe inspektorët e AVUK-ut ndahen në dy ekipe dhe fillojnë aksionin me tyre për të bastisur depo dhe fabrika të përpunimit të mishit në Suharekë dhe në Rahovec.

“Me urdhëresën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, sot do të shkojmë në kontrollë në dy lokacione. Qëllimi i kontrollit do të jetë mbledhja e provave dhe materiale ku dyshohet se është importuar mish ilegal nga Belgjika. Ne do të ndahemi në dy grupe dhe do mbledhim të gjitha të dhënat që do të na shërbejnë me zhvillimin e hetimeve. Do të përkrahem nga dy stacionet policore, nga ai i Rahovecit dhe nga stacioni i Suharekës”, deklaron hetuesi policor para se të nisen për në teren.

Që në fillim të bastisjes, siç shihet në pamjet e transmetuara nga emisioni “Drejtësia në Kosovë”, hasen probleme serioze dhe parregullsi në fabrikën e mishit, duke u nisur nga mishi pa afat, materialet për përpunimin të vendosura vende të papastra, helmet për minj dhe më e rënda minj të ngordhur në vendin ku ruhet dhe përpunohet mishi.

Ndiqeni videon e mëposhtme:

ET

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit