21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Vdes polici që negocioi me sulmuesin në sulmin terrorist në Francë

Autoritetet franceze kanë thënë sot se polici që ka negociuar për pengjet dje në Francë, ka vdekur nga plagët e marra.

Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb ka thënë përmes një postimi në Twitter se koloneli, Arnaud Beltrame, “ka vdekur për shtetin e tij”.

Tre persona të tjerë kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur nga një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka marrë pengje.

Incidentin e 23 marsit, autoritetet e kanë cilësuar si sulm terrorist.

Sipas tyre, sulmuesi 25 vjeçar është vrarë po ashtu, pasi policia ka arritur në një dyqan, vend në të cilin po mbaheshin pengjet në qytetin Trebes.

“Shteti ynë është përballur me një sulm terrorist”, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron në një adresim televiziv, pas pretendimeve të grupit militant, Shteti Islamik se grupi ka qenë përgjegjës për sulmin.

Agjencitë e lajmeve kanë cituar personelin e sigurisë të kenë identifikuar sulmuesin si Redouane Lakdim, qytetar francez i lindur në Marok dhe e kanë cilësuar si diler të drogës me histori të krimeve të vogla.

Më Shumë

Ferma familjare në Suharekë: Punë pa ndalë dhe sfida të përditshme për mbi 100 krerë bagëti

Meraklinjtë e mbarështimit të gjedhëve në Komunën e Suharekës, si Avni Gashi, kanë arritur t`i përmirësojnë kushtet në stallat e bagëtive. Ky fermer kujdeset...

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Lajmet e Fundit