2.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

BE-ja dërgon mision vëzhgues në Kosovë

Zhbogar6-13Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar ka deklaruar se zgjedhjet lokale në Kosovë janë të rëndësishëm dhe se BE-ja do të dërgoj një mision vëzhgues prej 100 personash.

Zbogar në Mitrovicë ka biseduar me kandidatin për kryetar të Mitrovicës Veriore, Oliver Ivanoviq, ku ka thënë se OSBE-ja do të lehtësoj dhe do të ndihmoj në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë me 3 nëntor.

“Ne vetëm do t’i vazhdojmë zgjedhjet, do të dërgojmë një mision vëzhgues prej 100 njerëzish të cilët do të vëzhgojnë procesin zgjedhor në të gjitha komunat. Do të vëzhgojnë zgjedhjet por edhe kampanjën parazgjedhore, do të bisedojmë me të gjithë kandidatët që të shohim idetë e njerëzve të ndryshëm të këtij rajoni”, ka thënë Zbogar, transmeton Orainfo.

Ai ka theksuar se zgjedhjet lokale janë mundësi që njerëzit të vendosin se kush do t’i udhëheqë në nivel lokal në të ardhmen.

Zbogar ka dënuar sulmin e para pak kohësh në familjen e Oliver Ivanoviqit.

Ai ka paralajmëruar që këtë vit BE-ja do të investoj 15 milionë euro në veri të Kosovës, kurse në 2-3 vitet e ardhshme edhe 30-40 milionë tjera në projekte të ndryshme.

Në anën tjetër Ivanoviq ka falënderuar Zbogarin dhe BE-në që ka dënuar sulmin ndaj familjes së tij.

“Kemi folur për zgjedhjet dhe klimën që është krijuar”, ka thënë Ivanoviq, duke shtuar se është përfundim i të gjithëve që ka takuar këtyre ditëve se nuk ka klimë të mirë për zgjedhje dhe se Qeveria e Serbisë nuk po punon sa duhet që kjo klimë të ndryshojë.

Previous article
Next article

Më Shumë

Parashqevi Simaku rikthehet në Fest 63

Në natën e tretë të Fest 63, që është edhe “Nata e Nostalgjisë”, do të jetë e pranishme në skenën e Festivalit edhe këngëtarja...

Vetëvendosje bashkoi bashkatdhetarët në një takim në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren organizoi një takim me bashkatdhetarët nga diaspora. Qindra pjesëmarrës u mblodhën për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. “Nga përfaqësues...

Lajmet e Fundit