Haskuka kundërshton transparencën e mbledhjeve të Ekzekutivit në Prizren

Lidershipi i Komunës së Prizrenit nuk ka dhënë shenja se do të hapë mbledhjet e Ekzekutivit lokal për monitoruesit nga shoqëria civile dhe për gazetarët.

Sipas udhëheqjes komunale vendimet e Ekzekutivit do të publikohen, porse procesi deri në marrjen e tyre nuk do të jetë i qasshëm për përfaqësuesit nga sektorët e tjerë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Shoqërisë Civile këtë qasje të autoriteteve komunale e kanë quajtur regres në transparencë, marrë parasysh faktin se në mandatin e kaluar monitoruesit dhe gazetarët kanë marrë pjesë në mbledhjet e kryetarit me drejtorët.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, duke theksuar se vendimet do të publikohen ka shprehur bindjen se nuk mund të bëhet fjalë për transparencë të vërtetë nëse incizohen diskutimet e përgatitura që më parë.

“Vendimet duhet të jenë të hapura. Por procesi se si marrim vendime mendoj që askush nuk ka me pas qasje direkte. Mendoj se kjo nuk është transparenca e vërtetë nëse incizohet një debat i përgatitur më herët”, ka thënë Haskuka, i cili është zotuar se të gjitha vendimet do të publikohen në uebfaqen zyrtare të Komunës…

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit