12.4 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Mario Balotelli mund të kthehet në Serie A

Sulmuesi italian, Mario Balotelli nga viti 2016 është duke u paraqitur në Ligue 1 të Francës për ekipin e Nice dhe kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni, me ç’rast “Super Mario” do të jetë lojtarë i lirë.

Agjenti i tij, Mino Raiola nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të tij në Seria të Italisë, por ai mendon se klienti i tij vlen plotë 100 milionë euro dhe skuadrat e interesuara kanë fatin që ai do të jetë lojtarë i lirë, e në këtë mënyrë mendon se do të ishte një mundësi që nuk mund të humbet nga ekipet italiane.

 “Mario është i gatshëm për rikthim. Ai është pjekur dhe tani është ndër sulmuesit më të mirë në botë. Në Itali është numër një”, tha Raiola.

“Ai vlen 100 milionë euro, por kontrata i skadon dhe kështu është i lirë”.

“Jam në negociata me klube në Angli dhe Itali dhe kam biseduar me klube si Juventus, Roma, Napoli dhe Inter”, u shpreh super agjenti Mino Raiola.

27 vjeçari, këtë sezon me Nice në Ligue 1 ka shënuar 14 gola, kurse për këto dy sezone sa është pjesë e skuadrës franceze, ka realizuar 39 gola në të gjitha gara

Më Shumë

Klea Gashi, MVP e finales në Kupën U18

Klea Gashi, me 26 pikë të shënuara, ishte liderja e KBF Bashkimit në fitoren e madhe në Kupën U18 Bashkimi është shpallur fituese e Kupës...

DKRSM-ja në Suharekë fton qytetarët të kontribuojnë për pasurimin e Muzeut të Edukimit

Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Komunën e Suharekës ka publikuar një thirrje publike drejtuar qytetarëve, me qëllim pasurimin e Muzeut të...

Lajmet e Fundit