Vdes një pjesëtar i EULEX-it në veri

Mitrovice-VeriuNjë automjet i EULEX-it është sulmuar me armë zjarri me ç’rast një pjesëtar i EULEX-it ka marr plagë të rënda, i cili më pas ka vdekur në spital në veri të Mitrovicës, raporton Kosovapress, duke cituar burimet e saja. Në momentin e sulmit në veturës e doganës së EULEX-it, kanë qenë tre pjesëtar të doganës së dhe personi me inicialet A.S nga Lituania ka vdekur.Ngjarja ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, përkatësisht afër fshatit Ballaban të Komunës së Zveçanit.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Kosovapress edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, pa dhënë detaje shtesë

Më Shumë

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit