Emërimet diplomatike, pronë e PDK-së

Ambasada e KosovesNjë pjesë e atyre që i kanë vënë bazat e shërbimit diplomatik në shtetet e jashtme, por që nuk janë identifikuar me Partinë Demokratike të Kosovës, tashmë e kanë braktisur këtë mision. Ata janë larguar me “vetëdëshirë”, kur nga Ministria e Punëve të Jashtme u ka ardhur rekomandimi se duhet lëvizur në shtetet e tjera, ende pa i mbushur katër vjet mandat në shtetet respektive,shkruan Tribuna

Kështu është tërhequr Vilson Mirdita nga misioni në Berlin, e Muhamet Hamiti nga misioni në Britani të Madhe. Të tjerët i kanë pranuar lëvizjet. Por, nga opozita ka kritika që MPJ-ja ka përdorur standarde të dyfishta në raport me stafin diplomatik.

Kjo ministri kritikohet që nuk i ka lëvizur edhe ambasadorët që konsiderohen të afërt me PDK-në. Shembull merret Naim Mala në Zvicër dhe Sabri Kiqmari në Vjenë. Të dy ka kohë që e kanë përmbushur mandatin katërvjeçar…

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit