14.7 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Rriqrat e Malishevës nisin pickimet – vetëm sivjet janë regjistruar gjashtë raste

Me ardhjen e stinës së pranverës, shtohet edhe rreziku nga pickimi i rriqrave nëpër disa komuna të vendit.

Më e prekura është ajo e Malishevës, ku vetëm gjatë muajit të kaluar janë lajmëruar 6 raste të tilla, raporton KTV.

Banorët nëpër fshatra të kësaj komune ndihen të rrezikuar.

Ata ankohen se rriqrat nuk po zhduken nga spërkatjet që bëhen në zonë.

E në komunë thonë se janë përgatitur dhe kanë marrë masat e nevojshme për fushatat si masa mbrojtëse ndaj etheve hemorragjike.

Ndër komunat që konsiderohen të rrezikuara nga rriqrat janë komuna e Rahovecit, Suharekës, Pejës dhe e Prizrenit.

Por Malisheva është më e prekura, pasi si pasojë e prekjes nga ethet hemorragjike, të shkaktuara nga pickimi i rriqrave, kanë vdekur 12 persona.

Më Shumë

Anulohet repriza e “Komedisë së Zezë” në Prizren

Teatri i Qytetit "Bekim Fehmiu" në Prizren ka njoftuar se repriza e paralajmëruar e shfaqjes “Komedia e Zezë”, e cila fillimisht ishte planifikuar të...

Prishtina e Re përmbys Malishevën në fund

Prishtina e Re ka shënuar fitore të rëndësishme me përmbysje ndaj Malishevës, duke triumfuar 2-1 në një ndeshje dramatike. Pjesa e parë u mbyll pa...

Lajmet e Fundit