10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

LDK-ja këtë javë nis ”rrëzimin” e Qeverisë

LDK-ja këtë javë do t’i fillojë procedurat për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”. Zyrtarët e kësaj partie kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” se në ditët në vijim do ta fillojnë iniciativën zyrtare për ngritjen e mocionit ndaj Qeverisë. Zyrtarët e “Vetëvendosjes” thonë se nuk do ta mbështesin iniciativën e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila tash e një kohë është duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pritet që këtë javë t’i nisë zyrtarisht procedurat për ngritjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Teksa kanë njoftuar për një gjë të tillë, përfaqësuesit e këtij subjekti kanë thënë për “Zërin” se zgjedhjet e parakohshme paraqesin zgjidhjen e vetme për daljen e vendit nga kriza.

Megjithatë, përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” kanë bërë të ditur se nuk do të bëhen pjesë e LDK-së në të tilla çështje.

Sipas tyre, iniciativa për rrëzimin e Qeverisë do të jetë nga LVV-ja e jo nga LDK-ja.
Kjo pasi që, ashtu siç janë shprehur ata, Lidhjes Demokratike nuk i intereson ndërrimi i qeverisjes, porse kryekëput marrja e pushtetit.

Pavarësisht këtyre, përfaqësuesit e PDK-së (partnerit më të madh të koalicionit qeverisës) kanë konsideruar se nuk ka seriozitet dhe vendosmëri të opozitës për t’i dhënë fund qeverisjes aktuale.

Megjithatë, ndonëse ata shprehen të bindur se këtë vit s’do të ketë zgjedhje, 2019-a sipas tyre mund të jetë vit i zgjedhjeve të parakohshme.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/ldk-ja-kete-jave-nis-rrezimin-e-qeverise-521863/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Që ti je një gomar, kjo është diçka që duket

(Poezia e plotë e Mimoza Ahmetit kushtuar Edi Ramës, viti 1993) Fytyrë e bukur dikur, tani stigmatike, në gjurmët e tua gjej vrasjen që të kanë...

Bashkimi dhe Peja 03 ndeshen sot në finalen e tretë për titull kampioni

Sot zhvillohet ndeshja e tretë e serisë finale për titull kampioni në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku përballen Bashkimi dhe Peja...

Delirium

Lajmet e Fundit