5.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Deklarata e Thaçit që çmendi Serbinë

Dje u shënua 19-vjetori i Betejës së Koshares. Në manifestimin “Ditët e Koshares”, mori pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi

Duke folur për kërcënimet që Serbia po ia bën Kosovës, Thaçi tha se atyre Kosova do t’u përgjigjet sikur në vitin 1999.

“Përgjigja e shtetit të Kosovës është e qartë, çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi, si i jemi përgjigjur më herët, 19 vjet më parë”, deklaroi sot presidenti Thaçi.

Kjo deklaratë u interpretua nga shumë media se “Kosova do t’i përgjigjet Serbisë me pushkë”.

E kjo nxiti reagime të ashpra në shtetin serb. Marko Gjuriq, Vuçiq e Vulin ishin disa nga zyrtarët e lartë serbë që reaguan ndaj deklaratës së Thaçit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia e dëshiron paqen, kurse tha se Thaçi nëse dëshiron le të merret me armët.

Presidenti i Serbisë tutje tha se “Serbinë nuk e mposhtën armët, por aeroplanët”.

“Nuk më pëlqen të merrem me armë, nëse Thaçi dëshiron le ta bëjë. Por pushkët nuk e shkatërruan Serbinë. E jona është të kemi politikë të paqes”, tha presidenti serb.

Më i ashpër në reagimin e tij ishte ministri serb, Aleksandar Vulin.

Ky i fundit e quajti kriminel presidentin e vendit.

“Serbia nuk e kërcënuar nga askush dhe sidomos jo në provincën e saj jugore, dhe kjo nuk është politika e paqes, por politikë e tillë si e Thaçit që para disa kohe e dogjën Ballkanin”, tha Vulin.

Reagoi edhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq.

Ai tha se Thaçi me deklaratat e tilla po bën thirrje për luftë dhe dhunë.

Në manifestimin për Betejën e Koshares morën pjesë edhe zyrtarë tjerë të lartë shtetëror.

Më Shumë

Alley Oop në Suharekë

Gara e ardhshme e Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Suharekë. Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori”...

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Prizren

Tre të dyshuar B.H., N.A., dhe D.P., janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje në Poslishtë të Prizrenit. Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar...

Lajmet e Fundit