Anulohet greve: Nxënësit vazhdojnë mësimin

Nënkryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Lutfi Mani ka konfirmuar për do të anulohet greva e paralajmëruar me datën 13 prill.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë pas procedimi në Kuvend të projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në Kosovë nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin 1998/99, nuk ka arsye që të mbahet protesta.

“Ne jemi të kënaqur me këtë vendim, duke theksuar se tash brenda pak minutash kryesia e SBASHK do të mbaj një takim, në të cilin do ta informojnë publikun se greva e paraparë do të anulohet”, ka thënë Mani për Telegrafin.

Sipas tij, kemi të bëjmë më një vendim të duhur dhe presim që tash kjo punë të përfundojë në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, SBASHK-u kishte kërcënuar me grevë në datën 13 prill, nëse ky projektligj nuk dërgohet për miratim në Kuvend.

 

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit