Ky është 14 vjeçari i vrarë në Suharekë

E.Sopaj, 14 vjeç u vra aksidentalisht nga xhaxhai i tij gjatë ditës së sotme në fshatin Mushtisht të Suharekës. Vrasja e të miturit ka ndodhur gjatë një ahengu familjar, ku sipas hetimeve të para të policisë dyshohet se gjatë krismave arma i është bllokuar xhaxhait të viktimës dhe duke u përpjekur për ta zhbllokuar armën ai është vetëplagosur. Më pas plumbi e ka goditur për vdekje edhe të miturin.

Mësohet se E.S gjatë ditës së djeshme ka festuar ditëlindjen e 14-të.

Viktima ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim por nuk kishte mundur të mbijetojë, ka njoftuar policia.

“Policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin (xhaxhai i viktimës) dhe në automjetin e të njëjtit e ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jet përdorur në rast. Po ashtu krim teknikët e kanë sekuestruar edhe një kallashnikov në vendin e ngjarjes dhe disa gëzhoja”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës në vazhdimësi ka bërë thirrje të mos përdoren armë në ahengje familjare/Express/

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit