Plagosje për pronë në Prizren

Një person është plagosur në rrugën “Brigada 128” në Prizren, nga një fqinj i tij, për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësore.

Policia ka njoftuar se i plagosuri ka pësuar plagë në afërsi të gjurit dhe është ndalur për trajtim mjekësor në Emergjencë, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Policia po ashtu ka sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me 26 fishekë.

Gjatë bastisjes së shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar edhe 395 fishekë.

I dyshuari është ndalur nën masën e arrestit për 48 orë.

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Lajmet e Fundit