KF “Drini i Bardhë” i Gjonajt të Hasit do të bëhet me fushë sportive

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i shoqëruar nga deputeti Nezir Çoçaj, vizituan Klubin Futbollistik “Drini i Bardhë” në Gjonaj të Hasit.

Ministri Gashi, me kryesinë e klubit bisedoi për sfidat dhe problemet infrastrukturore me të cilat përballet klubi hasjan me traditë shumë vjeçare.

Mungesa e një fushe sportive për përgatitjen e lojtarëve por edhe për zhvillimin e garave e ndeshjeve si dhe organizimi i turneve ishte brengë e sportdashësve të këtij lokaliteti.

Ministri Gashi u zotua se Ministria e Sportit dhe ai vet si ministër do të angazhohen që gjatë këtij viti të fillojnë të investojmë në rregullimin e fushës sportive të fshatit Gjonaj.

“Ministria do të investojë në Gjonaj, me qëllim që KF “Drini i Bardhë” të këtë hapësirën e duhur për zhvillimin dhe masivizimin e sportit dhe aktivizimin e të rinjve të trevës së Hasit, e cila ka talente të jashtëzakonshëm e sportistë të dalluar”, ka thënë ndër të tjera ministri.

Ndërkaq, udhëheqësit e klubit dhe futbollistët e mirëpritën zotimin e ministrit për të investuar në infrastrukturë në mënyrë që sportistët dhe të rinjtë hasjanë të kenë një vend të standardeve për të ushtruar e zhvilluar aktivitetet e tyre futbollistike.

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit