8 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Kryeziu mirëpriti përfaqësuesit e BKI-së

LDK-BIK 1Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame kanë vizituar LDK-së në Prizren. Ata janë prituar  nga kryetari Eqrem Kryeziu dhe nënkryetari Hanefi Muharremi.

Kryetari i BIK-ut në Prizren Lutfi Ballëku shprehu kënaqësinë e tij dhe delegacionit me të cilin shoqërohej për mikpritjen nga kryetari Kryeziu dhe nënkryetari Muharremi.

Ballëku uroi kryetarin Eqrem Kryeziu për kandidaturën e tij për të parin e  Komunës së Prizrenit.  Ai në këtë takim  evokoi kujtimet e mira nga e kaluara  e bashkëpunimit ndër institucional në mes Komunës së Prizrenit dhe Bashkësisë Islame të Prizrenit në kohën kur komunën e Prizrenit e qeveriste LDK-ja me Eqrem Kryeziun.

Në këtë takim u diskutua për problemet aktuale me të cilat ballafaqohet komuna e Prizrenit në përgjithësi dhe vet Bashkësia Islame në veçanti, ku për këtë u dhanë edhe ide dhe mundësi për zgjidhjen e tyre.

BKI dhe LDK-ja janë shprehur të gatshëm që të bashkëpunojnë edhe  në të ardhmen./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Presidenti Trump uron Kosovën, mbështet fuqishëm sovranitetin e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, me rastin...

Borea kompleton katërshen gjysmëfinaliste në Final 8

Borea është skuadra e fundit që ka siguruar biletën për në gjysmëfinale të Final 8 të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë te...

Pa pranga

Lajmet e Fundit