Andin Hoti: Çështja e të pagjeturve të jetë tema kryesore në dialogun me Serbinë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Andin Hoti, ka thënë se çështja e të pagjeturve duhet të jetë tema kryesore në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Secili prej jush, e sidomos familjet që kanë të pagjetur e kuptojnë se si është të rritesh pa babain, e kuptojnë se si është të pritsh se ndoshta një ditë do ta shohësh. Kosova ka fakte dhe dëshmi për krimet që ka bërë policia dhe ushtria serbe, pse mos t’i përdorim ato. Serbia ka regjistra për secilin person. Ne duhet t’i kërkojmë ato lista”, ka thënë Hoti i cili është djali i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.

“Ne duhet ta dimë se ku u dërgua Ukshin Hoti, më 16 maj 1999, në ditën e diel, kur u inskenua lirimi i tij nga burgu. Na duhet përkushtim dhe seriozitet më i madh. Unë si djali i Ukshin Hotit do ta ngrit zërin për drejtësi. Kjo është detyra jonë sot”, ka thënë Hoti.

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit