6.9 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Icardi ëndërron botërorin

Mauro Icardi është në vitin e tij të dytë si kapiten i Interit dhe ndihet gjithnjë edhe më i sigurt që ai është lider i kësaj skuadre dhe nuk e sheh vetën larg Interit.

“Prej kohësh Interi është skuadra ime. Ky është motivi që e ndiej nevojën se duhet të vazhdoj këtu edhe për pak kohë. Jam i përqendruar tek objektivat e skuadrës sime, ndërsa të ardhmen askush nuk mund ta parashikojë. E tashmja ime është këtu, ku kam shtëpinë, miqtë, një jetë”, deklaroi në një intervistë për të përditshmen argjentinase “Ole”, kapiteni i Intetit, Mauro Icardi.

Pak ditë më parë argjentinasi festoi realizimin e 100 golave në Serinë A me Interin: “Jam i lumtur që jam bërë pjesë e historisë së Interit. Një krenari për mua që nuk e kisha imagjinuar. Nuk është e lehtë të arrish këto shifra në Itali, por më duhet t’i falënderoj të gjithë shokët e skuadrës që ma bënë të mundur këtë”. Në fund Icardi foli edhe për ekipin kombëtar të Argjentinës dhe finalet e kampionatit botëror. “Jam 25-vjeçar dhe kapiten i Interit. Ëndrra ime është të shkoj në Botëror dhe e kam këtë bindje. Nëse jo këtë herë do, të ndodhë në të ardhmen”, ka deklaruar Icardi.

Më Shumë

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Malisheva rikthehet te fitoret, “shokon” Llapin

Malisheva shënoi një fitore të merituar në shtëpi, duke mposhtur Llapin 2-0. Golat u shënuan nga Donart Vitija (‘52) dhe Mevlan Zeka (‘69), me asistim...

Lajmet e Fundit