Bashkimi i vendosur të arrijë sa më shpejt në finale

Bashkimi e ka fituar bindshëm ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit ndaj Rahovecit, të enjten mbrëma në Prizren, shkruan sot Koha Ditore.

Prizrenasit sërish luajnë në palestrën e tyre, të dielën, nga ora 19:30, dhe janë të vendosur që të bëjnë hapin tjetër drejt finales së plejofit në IP Superligën e Kosovës në basketboll. Ndeshja e luajtur të enjten përfundoi me shifrat 105:79 në të mirë të Bashkimit. Në finale kalon skuadra që shënon tri fitore.

Ndeshja e tretë dhe e katërta eventuale luhen në Gjakovë, ku Rahoveci i organizon ndeshjet si vendas, në mungesë të palestrës. Ndërkohë ndeshja e pestë eventuale luhet sërish në Prizren.

Bashkimi stinorin e rregullt e ka përfunduar në pozitën e dytë ndërsa Rahoveci në të tretën. Rahoveci i ka humbur të gjitha gjashtë përballjet me Bashkimin në këtë edicion.

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit