Liria e mposht Gjilanin,Shkëmbi kritik

Liria e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 3:2 dhe aktualisht renditet në pozitën e tretë me 47 pikë, pozitë të cilën edhe e synon deri në fund të kampionatit.

Pavarësisht fitores, trajneri Bledi Shkëmbi nuk është i kënaqur me paraqitjen e disa futbollistëve të tij.

“Pozita e tretë nuk është keq, por ajo duhet mbajtur deri në fund. Sot mendoj se zhvilluam një lojë deri diku të mirë. Megjithatë, nuk jam i kënaqur me fazën e mbrojtjes, sidomos me lojtarët me eksperiencë. Nuk mund ta lejojnë një epërsi të kthehet në disfavorin tonë”, deklaroi Shkëmbi për SuperSport.

“Kjo fitore erdhi në momentin e duhur. Shpëtuam nga një krizë që mund të vazhdonte sot. Për fat të mirë fituam dhe morëm tri pikë”.

Në fund, Shkëmbi foli edhe për sulmuesin, Artur Magani, i cili i realizoi dy gola sot. “Sulmuesi matet me gola, ai i ka bërë dhe kjo është gjë e mirë. Është fat që e kemi dhe vazhdon të shënojë”, përfundoi Shkëmbi.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit