10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Më 16 maj fillon Ramazani

Çdo vit për muajin e shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje.

Por, ky muaj është shumë më tepër se thejsht agjërim. Agjërimi i këtij muaji në shumë ajete të Kur’anit (libër i shenjtë) thuhet se është obligim apo (farz) për besimtarët e fesë islame.Dihet se tani kanë mbetur më pak se një muaj kur do të startohet me këtë muaj. Pra, siç edhe ishte raportuar më herët Ramazani fillon me 16 maj (ditë e mërkure)“Indeksonline” ka sigurar fotografi ku mund të shikoni orarin e plotë të vaktev siç njihet ndryshe nga besimtarët myslimanë si “Syfyri”, “Iftari” dhe disa të tjera.

Mirëpo, theksojmë se gjatë këtij muaji përveç ditëve që bien të Premte ( E xhuma) janë edhe disa ditë të tjera që cilësohen si më të rëndësishme.Duke filluar me ditën e parë, nis në syfyr ( ditën e martë ) ora 03:06 dhe iftari i parë është në orën 19:58. Pastaj, dita e Fitorës në Bedër, që i bije e premte, për këtë, syfyri: 2:43 dhe iftari 20:13, në rend është dita e “Itikafit”, (e hënë) Syfyri – 2:40, Iftari – 20:15, pastaj Nata e Kadrit, (e diel), Syfyri -2:34, Iftari 20:18.

Pas 30 ditë agjërimi besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit që do të jetë me 15 qershor ( e Premte) e cila vazhdon pastaj edhe për dy ditë tjera./tvprizreni/

Më Shumë

Përkujtohet Ekrem Rexha – Drini

Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, janë bërë homazhe te sheshi “Ekrem Rexha – Komandant...

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit