29 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025

Vrasja e dytë në familjen Muharremaj nga Suhareka

Familja Muharremaj hapi dy të pame të një pas njëshme, kjo për shkak se dy djemtë e kësaj familje nga Gjinoci, pas dy përleshjeve që ndodhën javë më parë në Suharekë, vdiqën nga plagët e marra. Këto dy raste, megjithatë janë të ndara, pasi 17-vjeçari u ther me thikë në stacionin e autobusëve, kurse 43-vjeçari nga kjo familje, për vdekje në lokalin e tij.

Daut Muharremaj, kishte shkuar në lokalin që e kishte nën pronësi të tij, që ta marrë qiranë, por aty u godit për vdekje me me mjete tw forta.

43-vjeçari ka jetuar 22 ditë pas përleshjes që e ndodhi në lokalin e tij që gjendjet në fshatin Gjinoc të Suharekës. Kjo përleshje ka ndodhur më 6-7 prill, tri ditë para përleshjes që ndodhi në stacionin e autobusëve në Suharekë, ku vdiq i mituri Blerand Muharremaj.

Gazeta Express ka qëndruar sot tek familja Muharremaj, dhe ka dëgjuar rrëfimet e familjarëve, duke përfshirë edhe vëllain e viktimës së fundit, 43-vjeçarit, Daut Muharremajt.

Familjarët e viktimës i hedhin dyshimet në personin e quajtur Faruk Muqa nga fshati Vraniq i Suharekës.

“Ai ka shku me marrë qiranë në lokalin e vet, edhe aty në lokal u kanë edhe Faruk Muqa bashkë me 6-7 persona të tjerë. Ka pas dëshmitarë aty që e kanë pa Farukun me ata personat, po tash ata nuk po folin me kallxu kush me kon u përlesh se po tuten prej atij Farukut”, ka thënë Sami Muharremaj, për Expressin.

Po ky lokal, i cili gjendet 500 metra larg shtëpisë së të ndjerit, u bë shkrumb e hi katër ditë pasi Daut Muharremaj u dërgua në spital. Kështu i kanë thënë Expressit familjarët e viktimës.

I pranishëm në bashkëbisedim ishte edhe djali i tashmë të ndjerit, në moshë të mitur. Megjithatë, ai nuk deshi të flasë asgjë lidhur me rastin.

Familjarët e Daut Muharremajt thanë se tashmë e kanë humbur besimin tek autoritetet, pasi sipas tyre, nuk po bëhet asgjë që të kapen autorët e vërtetë.

“Ai i ka mbi 70 vepra në polici, ai hala është i lirë edhe shëtitet me allti në shokë”, tha vëllai i viktimës së fundit.

Daut Muharremaj ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit më 29 prill. Familjarë thanë se ai është sulmuar në kokë, me mjet të fortë.

Por, e gjithë kjo histori nuk përfundon këtu.

Ata i thanë Expressit se ishte Faruk Muqa që kishte vjedhur armën e deputetit të PDK’së, Andin Hotit, djalit të Ukshin Hotit.

Kjo vjedhje ka ndodhur para 3 muajve, dhe policia ka konfirmuar se arma është gjetur në fshatin Vraniq të Suharekës.

“Rreth orës 15:30 minuta, në fshatin Vraniq i Suharekës nga hetuesit policorë është ndaluar vetura e dyshuar dhe gjatë kontrollit të dy personave është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e cila besohet të jetë e një deputeti dhe e cila ishte raportuar të jetë vjedhur nga një automjet në Prishtinë”, ka thënë policia, por pa treguar emra dhe iniciale të të dyshuarit.

Por, familja Muharremi thotë se armën e Andin Hotit e ka pasur në duar personi që po e akuzojnë për vrasjen, Faruk Muqa nga fshati Vraniq.

Megjithatë, për shkak të festës së 1 majit, policia ishin të pa qasshëm për marrjen e më shumë informacioneve lidhur me këtë rast./GazetaExpress/

Le

Më Shumë

Kujtohet poeti Xhevdet Bajraj – ora letrare në Rahovec mbledh artdashës nga mbarë vendi

Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj” nga Rahoveci organizoi mbrëmë një orë letrare përkujtimore kushtuar poetit të shquar Xhevdet Bajraj, në nderim të jetës dhe veprës...

Kryetari i Odës në Prizren, Afrim Tejeci kërkon ndërhyrje të menjëhershme: Bizneset në vështirësi nga shërbimi i arkave fiskale

Një krizë e re po godet bizneset në Kosovë, pas vendimit të kompanisë Enternet Shpk për të mbyllur të gjitha zyrat e saj të...

Lajmet e Fundit