17 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Gjykata hedh poshtë aktakuzën e Prokurorisë ndaj kryetarit të Malishevës

Edhe një aktakuzë e profilit të lartë nuk ka arritur që të kalojë “pragun fillestar” në gjykatë. Këto ditë Gjykata Themelore në Gjakovë e ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale, të ngritur muaj më parë kundër kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj, i cili përballej me drejtësinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan sot Koha Ditore.

Bazuar në vendimin, të cilin e posedon “Koha Ditore”, gjykata ka konstatuar se nuk ka prova me të cilat do të vërtetohej dhe mbështetej dyshimi i bazuar se Begaj ka kryer veprën penale me të cilën është ngarkuar.

Për këtë vendim Prokuroria ka thënë se nuk ka kurrfarë informacioni dhe se këtë po e dëgjon për herë të parë nga gazeta. Megjithatë, ajo ka paralajmëruar se sapo ta marrë vendimin do ta analizojë dhe do të bëjë ankesë në Gjykatë të Apelit.

Në shkurt të këtij viti Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër Begajt nën dyshimin se e ka shfrytëzuar detyrën, respektivisht autoritetin zyrtar, atë të kryetarit të Komunës së Malishevës, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Shërbyesit Civilë, duke i sjellë përfitim tjetrit dhe duke e dëmtuar buxhetin e komunës.

Më Shumë

Arkivi me 90,000 artikuj i këngëtarit legjendar hapet të shtunën

Nga kostumet vezulluese të ‘Ziggy Stardust’ dhe tekstet e këngëve të shkruara me dorë, te letrat dhe shënimet e fansave rreth një muzikali të...

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Slloveni

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë –Slloveni, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, e cila...

Lajmet e Fundit