6.6 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Kosova nuk ka nevojë për avionë luftarakë!

Bejtush GashiBejtush Gashi ka vetëm disa javë që e ka marrë detyrën e njërit nga tre zv/ministrat që ka Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në intervistë për gazetën “Tribuna”, Gashi thotë se vendimi i muajit korrik i Këshillit Veri-Atlantik sipas të cilit FSK-ja i ka përmbushur kapacitetet e veta operative, i ka ndihmuar shumë këtij institucioni. Megjithatë, ai konsideron se FSK-ja ka nevojë vetëm për helikopterë por jo edhe për avionë luftarakë.

Sipas tij, as Shqipëria s’ka të tillë pasi tash për sigurinë kujdeset NATO-ja. Forca e Sigurisë së Kosovës, siç ka thënë ai, do të evoluohet. Ky evoluim nënkupton edhe rritjen e numrit të pjesëtarëve të FSK-së në raport me kërkesat që mjedisi i sigurisë ka.

Mirëpo, i gjithë ky proces, sipas tij, e ka edhe koston e vet financiare. Gashi ka sqaruar se FSK-ja do t’i marr gradualisht një pjesë të kompetencave që aktualisht i ka KFOR-i

Më Shumë

Sonte Sllovaki-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre. Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë...

Sot Dita Ndërkombëtare e Poezisë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Poezisë, e shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO) nga viti 1999. Kjo datë...

Lajmet e Fundit