14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Liria – Trepça ’89, ndodhi diçka e rrallë

Liria ka pësuar humbje në shtëpi nga kampioni aktual, Trepça ’89 me rezultat 0:2. Ndeshja e sotme ndërmjet këtyre dy skuadrave e kishte edhe një të veçantë. Përballë njëri-tjetrit u gjendën babë e bir, Gugash (trajner i Trepçës ’89) e Artur (sulmues i Lirisë) Magani.

Ndeshjen e fitoi Gugashi, ndërsa lidhur me këtë rast, Arturi thotë se nuk është ndjenjë e mirë. “Normalisht që nuk të vjen mirë kur i shkakton humbje babait, ashtu siç nuk më erdhi mirë as fakti që ai më poshti sot mua. Megjithatë, unë ndeshjen e kam parë si Liria – Trepça ’89 dhe jo si një sfidë në mes nesh”, ka thënë Artur Magani për Insporti.com.

Ai ka shtuar se rast të tillë ka pasur edhe më herët.

“Ka ndodhur edhe kur ishim në Kampionatin e Shqipërisë, kur unë luaja për Flamurtarin, ndërsa babai ishte trajner i Teutës”, ka shtuar Magani, i cili deri tani ka shënuar 13 gola, një më pak se Oto John i Trepçës ’89 dhe Kastriot Rexha i Dritës./Insporti.com/

Më Shumë

Vjosa Duraj emërohet Drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren

Ekipit të ekzekutivit në Komunën e Prizrenit i është bashkuar Vjosa Duraj, në pozitën e Drejtoreshës së Tatimit në Pronë. Lajmin e ka bërë të...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Lajmet e Fundit