8.2 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Suhareka kërkon nga MPB-ja rritjen e numrit të zjarrfikësve

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ku thuhet të jetë diskutuar lidhur me çështjen e sigurisë në këtë komunë, e cila vlerësohet si një ndër komunat më të qeta sa i përket sigurisë.

Muharremaj ka kërkuar nga Gashi që të rritet numri i zjarrfikësve, sepse “numri aktual është shumë i vogël për një komunë me rreth 90 mijë banorë”.

Ai tha se Komuna është e gatshme që të ndajë një parcelë për ndërtimin e objektit, mirëpo kërkohet nga qeveria Qendrore, respektivisht MPB, që të ndihmojë ndërtimin e objektit.

Ministri Gashi theksoi se fillimisht MPB është duke punuar për të zgjidhur statusit e zjarrfikësve në të gjithë Kosovën, pastaj gradualisht edhe plotësimin e kushteve të punës për këto njësi në të gjitha komunat. Ai tha se do të bëhen përpjekje për t’i dalë në ndihmë kësaj komune, pasi të shikohen mundësitë për investimet kapitale për vitin 2019.

Që të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se është shumë e rëndësishme që të ketë bashkëpunim të ngushtë në mes të nivelit lokal dhe atij qendror, në mënyrë që qytetarët e vendit të ndjehen të sigurt dhe tu ofrohen shërbime sa më efikase.

Më Shumë

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Sipas Policisë,...

U kapën duke luajtuar bixhoz brenda një lokali në Malishevë, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar në Malishevë, pasi janë kapur duke luajtur bixhoz brenda një lokali. Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55,...

Lajmet e Fundit