10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Bujanoci kërkon mbështetje nga MKRS-ja për aktivitete kulturore

Zëvendësministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Rexhep Hoti, priti në takim drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismailin, i shoqëruar nga koordinatori i Shtëpisë së Kulturës, Nevzad Lutfiu.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në takim u diskutua rreth përkrahjes dhe mbështetjes për artistët e rinj nga Kosova Lindore, e sidomos në promovimin e vlerave artistike për komunitetin shqiptar në këtë komunë.

“Përfaqësuesit nga Bujanoci kërkuan nga institucionet kosovare, gjegjësisht nga Ministria e Kulturës, që të mbështesë aktivitetet kulturore, si dhe të rritet bashkëpunimi në fushën e kulturës”, thuhet në komunikatë.

Në fund, u kërkua që Bujanoci të vizitohet nga krerët e institucionit të MKRS-së dhe të rritet kontakti e komunikimi nga Kosova me këtë komunë.

Më Shumë

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Gjonaj të Hasit, ku i është bashkuar festimeve në kuadër të festivalit tradicional “Hasi Jehon”. Përmes...

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Lajmet e Fundit