8.2 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Erdogan “do të mbajë” tubim zgjedhor në Sarajevë, Bosnja s’e konfirmon

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se do të mbajë tubim me votuesit turq në Sarajevë.

Megjithatë, në Ambasada e Turqisë në Bosnje dhe Hercegovinë i tha Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se nuk kanë ende konfirmim zyrtar për vizitën e Erdoganit.

Një informacion të tillë nuk e ka as ambasada e Bosnjës në Turqi.

“Në një mjedis, ku disa vende janë duke shqyrtuar nëse do të na mundësojnë të bëjmë fushatë, më me ëndje shoqërohemi me qytetarët tanë në Bosnje dhe Hercegovinë. Do të vijmë në Bosnje së bashku me qytetarët tanë nga vendet evropiane”, tha Erdogan, transmeton gazeta turke Hurriyet.

Disa vende evropiane ua kanë ndaluar politikanëve turq të organizojnë mitingje dhe fushata në territorin e tyre.

Sipas gazetës Hurriyet, tubimi i Erdoganit në Sarajevë mund të mbahet më 20 maj.

Në Turqi, më 24 qershor, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale.

Më Shumë

Bashkimi fiton bindshëm ndaj United-it

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 56:83 ndaj United Basketball. Pas një fillimi të balancuar, Bashkimi arriti të marrë kontrollin e lojës dhe të krijojë...

14 Marsi, “Dita e Verës” dhe historia e festës

Dita e Verës është një nga festat më të bukura dhe më të lashta shqiptare, e cila simbolizon ringjalljen e natyrës, ardhjen e pranverës...

Lajmet e Fundit