20.2 C
Prizren
E martë, 29 Korrik, 2025

Ditar Kabashi promovoi librin “Komeditë serioze” në Ankara

Në ambientet e Qendrës Kulturore Shqiptare, në Ankara u realizua promovimi i librit “Komeditë serioze” të Ditar Kabashit, studentit prizrenas të doktoraturës, në Departamentin e së Drejtës Publike në Universitetin “Gazi” në Ankara.

Në mbrëmjen e organizuar nga Unioni i Studentëve Shqiptarë në Turqi morën pjesë stafi diplomatik i Kosovës me në krye ambasadorin, Avni Spahiu, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe studentë shqiptarë që vijojnë mësimet në Ankara.

“Komeditë serioze” është libër me përmbledhje të shkrimeve të një periudhe pesëvjeçare, të Ditar Kabashit me përmbajtje të larmishme ku qëmtohen tematika të ndryshme, në një stil të lirë nisur nga stisja për të mos qenë indiferent si qytetar ndaj çështjeve preokupuese sociale e politike.

Diskutimi mbi premisat, që autori i ofron në libër, ngjallën interesim tek audienca dhe u mirëpritën.

Vlerësim për librin dha edhe ambasadori Spahiu, i cili në cilësinë e shkrimtarit shprehu kritikën pozitive për penën e Kabashit duke theksuar se ky lloj i shkrimit i kujton periudhën më të ndritur të publicistikës shqiptare – atë të viteve 1920-30’./trtshqip/.

Më Shumë

Muriqi pas vazhdimit të kontratës: Vajza vendosi për mua, paratë nuk janë gjithçka

Vedat Muriqi në intervistën e dhënë për emisionin “El Larguero” të “Cadena Ser” ka zbuluar disa detaje mjaft interesante në lidhje me akordin e...

Fatjon Bunjaku transferohet te Elbasani – Malisheva mban përqindje në karton

FC Malisheva ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit Fatjon Bunjaku, i cili do të vazhdojë karrierën në kategorinë superiore me ekipin AF Elbasani. “Nga detajet e...

Lajmet e Fundit