6.4 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

613 vjet nga lindja e heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastriot – Skënderbeu

Kjo e diel e 6 majit të 2018-të, shënon 613 vjetorin e lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot – Skenderbeu.

Skënderbeu lindi më 1405 në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit, njofton Klan Kosova.

Ai u mor peng nga Sulltan Murati dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri në vitin 1443, vit në të cilin u largua gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë.

Më vonë në 1444 ai mbledh princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës ku dhe vendos unanimisht të luftonin për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër perandorisë otomane.

Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbeu do të korrte 22 fitore të mëdha kundër Perandorisë osmane, në vitet e luftës në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën.

Heroi kombëtar do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit.

Po ashtu heroi Skënderbe, do njihej një besnik i Mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, në të cilën kohë mbështeti Mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të 1460-’61.

1463 do e gjente atë si komandat i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II ndërsa në moshën 63 vjeçare ndërroi jetë më 17 janar të 1468.

Gjergj Kastriot Skënderbeu nga shumë vende të Europës Perëndimore konsiderohet si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Europës dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve myslimanë, njofton Klan Kosova.

Më Shumë

Filloi gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat e Prizrenit

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj tha se procesi mësimor i gjysmëvjetorit të dytë ka nisur sipas planifikimit në të gjitha shkollat. Sipas saj,...

Agim Ademi merr pjesë në ceremoninë “Laureatët 2025” në Prizren

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë “Laureatët 2025”, të organizuar nga Lidhja Rajonale e Futbollit...

Lajmet e Fundit